Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, është sikur në qiellin e shtatë, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut eliminoi me rezultat 1:0 kampionin në fuqi të Evropës, Italinë.
Italia mbetet pa frymë, jashtë botërorit!
Sejdini ka uruar futbollistët për suksesin e madh dhe kualifikimin në ndeshjen finale të play-off-it kundër Portugalisë.
“Kur keni nevojë për frymëzim për sukses, shikoni këta heronj! Historia më e bukur e Maqedonisë”, ka shkruar presidenti i FFM-së, Sejdini.