Kombëtarja e Portugalia eliminoi Turqinë në sfidën e plej offit të eliminatoreve shtesë drejt Botërorit “Katar 2022” dhe tani mendon për duelin me Maqedoninë, që do të zhvillohet gjatë ditës së martë.
Fitorja e Maqedonisë së veriut në Palermo është një paralajmërim i madh për skuadrën e drejtuar nga Kristiano Ronaldo, andaj Matheus Nunes nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta nënvlerësojë Maqedoninë.
“Nuk duhet të mendojmë se do të jetë e lehtë ndaj Maqedonisë.
Tani duhet të pushojmë dhe të punojmë me taktikat tona për ndeshjen e radhës. Maqedonia është një ekip që meriton gjithë respektin tonë. Ata shkuan në Itali dhe fituan, duhet të kesh cilësi për ta bërë këtë”, tha Nunes.