Kombëtarja e Kosovës U21 do të përballet sot (e premte) me Slloveninëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja fillon nga ora 18:00.
Albert Bunjaki do të jetë në krye të “Dardanëve” pas shkarkimit të ish trajnerit, Michael Nees.
Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të mirren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2022.