Lionel Messi me një stil të ri në Argjentinë!
Messi mund të mos ketë tërhequr vëmendjen me PSG-në në fushë këtë sezon, por e ka bërë gjatë mbërritjes së tij në grumbullim me Argjentinën me veshjen dhe valixhen e tij të cilat kushtonin mbi 8 mijë euro.
Vetëm çanta e shpinës dhe valixhja “Louis Vuitton” e sulmuesit 34-vjeçar kushtojnë 3900 dhe 2900 euro.
Xhinset dhe bluza “Dsquared2” respektivisht 590 dhe 445 euro dhe atletet “Dolce & Gabbana” 650 euro.