Ajo e tija ka qenë një mënyrë e sinqertë për të dalë në krah të Italisë, e ka postuar publikisht në rrjetet e tij sociale në momentin e himeve kombëtare, domethënë para ndeshjes mes skuadrës së Mancini-t dhe Maqedonisë.
“Forza Azzurri”, ka shkruar ish- futbollisti gjerman Bastian Schweinsteger në Twitter, të shoqëruar me një selfie teksa përgatitej për të ndjekur ndeshjen.
Megjithatë, duke parë si kanë shkuar gjërat, legjenda e Gjermanisë i ka kërkuar falje Italisë për faktin që nuk i ka sjellë fat:
“Ok, duket se dje nuk i kam sjellë shumë fat, më fal Itali. Maqedonia e Veriut ka mundur edhe Gjermaninë vitin e kaluar… Një skuadër e fortë. Portugalia duhet lajmëruar”, ka shkruar Schweinsteiger.