Reja e ka të qartë planin se si do të luajë kundër Spanjës.
Trajneri italian do të ketë në majën e sulmin dyshen Myrto Uzuni-Armando Broja. I pari vjen nga transferimi te Granada, si hapi i madh i karrierës, megjithëse mbetet në pritje të golit të parë zyrtar në La Liga.
Nga ana tjetër, Armando Broja është i padiskutueshmi i tifozëve si ikona e re e Kombëtares.
Historitë e shkuara mbeten atje, tashmë është një kapitull i ri dhe Reja nuk ka dyshime sa i përket aktivizimit të sulmuesit të Southampton.