Pesë milionë euro më pak, por edhe një arkëtim i mundshëm prej 120 milionë eurosh që është zhdukur. Ky është bilanci i eliminimit të Italisë nga Botërori i dytë radhazi, sipas Il Giornale.
Kualifikimi në Katar, siç ka shpjeguar e përditshmja italiane, do të mund të kishte çuar deri në 120 milionë euro në arkat e federatës italiane.
15 milionë euro për kualifikimin, Kjo është shifra e nisjes, së cilës i janë shtuar shpërblimet për ndeshjet pasardhëse.
Për t’u kuptuar më mirë, Franca kampione e botës në 2018-ën ka arkëtuar plot 33 milionë euro, pa llogaritur të ardhurat komerciale.
Ta ardhura që do të ishin pozitive në rast suksesi dhe një katastrofë në rast të një dështimi si ai i Italisë.