Barcelona në bisedime të avancuar për Raphinha

Futboll

Barcelona në bisedime të avancuar për Raphinha

Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:15
Raphinha.

Barcelona janë shumë pranë transferimit të brazilianit të Leeds United, Raphinha.

Barca po synon të transferojë Raphinha gjatë merkatos së verës dhe kanë avancuar në bisedime me Deco, agjentin e lojtarit.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona ka avancuar në bisedime me agjentin e lojtarit, por ende nuk është përfshirë ekipi i Leeds United.

Raphinha në 59 paraqitje me ekipin anglez, ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 12 asistime.

Opsioni tjetër për ekipin e Xavi Hernandez, nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Leedsi, është anësori brazilian i Ajax, Antony.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat