Edoardo Reja foli gjatë në konferencën për shtypin përpara dy miqësoreve ndaj Spanjës (e shtunë, 26 mars) dhe Gjeorgjisë (29 mars).
Trajneri i kombëtares shqiptare u ndal tek ekipi kundërshtar, djemtë e tij dhe ajo çfarë pret nga këto dy sfida.
“Futbollin spanjoll e vlerësoj shumë.
Ata luajnë shumë mirë me topin dhe kanë një filozofi të veçantë. Komplimente Luis Enriques, ai po bën një punë të shkëlqyer prej 4 vitesh.
E njoha kur erdhi te Roma.
Isha më me fat, pasi fitova dy herë derbin me të. Ishte trajner i ri kur erdhi te Roma, e urova të bëhej një trajner i madh kur e takova. Është trajner i madh dhe njeri i shkëlqyer, ai e meriton gjithë konsideratën time”, tha Reja.