Nesër (e shtunë), Prishtina zhvillon ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, Vëllaznimin.
Kjo ndeshje zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, me fillim nga ora 14:00.
Të dy skuadrat kanë mbetur jashë objektivave të tyre të caktuara në fillim të sezonit.
Kryeqytetasit si kampionë aktual në elitën e futbollit kosovar, aktualisht renditen në pozitën e gjashtë me 32 pikë pas 26 javësh.
Ndërsa, gjakovarët kanë mbledhur 25 pikë pas 19 ndeshjeve në Grupin A të Ligës së Parë, duke mbetur në vendin e gjashtë në tabelë.