Real Madridi mund të duket dhe ndoshta të jetë favoriti i palëkundur për të blerë Killian Mbape, por Barcelona nuk duket se ka thënë fjalën e fundit.
Këtë të paktën e ka mbështetur “L’Equipe” e cila në shkrimin e sotëm pretendon se skuadra katalanase po tenton të bëjë surprizën.
Në veçanti, ai thekson se zyrtarët e Barçës po përpiqen të zbulojnë nëse ka terren të përshtatshëm në rastin e tij.
Mësohet se po tentohet të organizohet një takim për Xavi, me sulmuesin francez për të analizuar mendimet e tij për skuadrën, rolin që do të luajë në këtë projekt dhe sigurisht për të zbuluar nëse Mbappe ka marrë vendimin e tij përfundimtar.