Maqedonia e Veriut, arriti një sukses historik mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti Italinë në Palermo me rezultatin 0:1 duke e lënë sërish jashtë Botërorit, kombëtaren e Roberto Mancinit.
Për të festuar këtë arritje historike të përfaqësueses së tyre, një numër i konsiderueshëm tifozësh maqedonas, u mblodhën në sheshin e qytetit në Shkup, teksa nuk munguan as incidentet e shëmtuara.
Një grup tifozësh, kryesish të rinj, në eufori e sipër, kënduan korre raciste kundër Shqipërisë.
“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur! Kush s’kërcen është shqiptar dhe Tetova është qytetet maqedonas”, ishin disa prej koreve aspak të hijshme të kënduar nga maqedonasit.
Madje disa prej tyre mbanin veshur edhe fanellat e Ademit dhe Alioskit, që janë me origjinë shqiptare dhe ndër futbollistët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut.
Pa ndihmën e shqiptarëve, do ishte e pamundur për Maqedoninë e Veriut, që të arrinte të tilla suksese në arenën futbollistike.