Kombëtarja e Egjiptit ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Senegalit, në ndeshjen e parë kualifikuese të finales së play-off-it për Kampionatit Botëror.
Një autogol vulosi fatin e kësaj sfide.
Në minutën e 4-të, Ciss realizoi autogol, duke shtangur senegalezët.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “International” në Kairo.
Futbollisti Mohamed Salah doli më i suksesshëm se Sadio Mane, të paktën në takimin e parë në Kontinentin e Afrikës.