Liverpool tërhiqet nga gara për Ricen

Futboll

Liverpool tërhiqet nga gara për Ricen

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:32
Declan Ricen

Shumë skuadra po e monitorojnë Declan Ricen si target për afatin e verës.

Por, Liverpool nuk do t’i vihet pas 23 vjeçarit nga radhët e West Ham, raporton ‘Goal‘.

Arsyeja duket të jetë çmimi i lartë i vendosur nga londinezët, pavarësisht faktit që Jurgen Klopp i “The Reds” është një admirues i tij.

Klube nga Premier Liga si Chelsea dhe Manchester United janë konkurentët kryesorë për të marrë shërbiet e reprezentuesit të Anglisë.

Vlera e mesfushorit aktualisht është 75 milion euro sipas ‘transfermarkt‘.

Këtë sezon ai ka një gol dhe ka dhuruar katër asiste për bashkëlojtarët e tij tek “The Hummers” në elitën e futbollit anglez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat