Kololli ia bën sefte në Japoni

Futboll

Kololli ia bën sefte në Japoni

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:11
Kololli ia bën sefte në Japoni

Benjamin Kololli ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës Shimizu S-Pulse.

Në mëngjesin e ditës së sotme (sipas kohës sonë lokale), Shimizu u takua me Sanfrecce Hiroshiman në raundin e tretë të “YBC Levain Cup”.

Ndeshja u fitua me rezultatin 1:2 nga Shimizu, teksa golin e parë në këtë ndeshje për skuadrën japoneze e shënoi Benjamin Kololli, në minutën e 20-të.

29-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca, teksa pas ndeshjes është shprehur i lumtur me golin e parë në Japoni. shkroi Kololli në “Instagram”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat