Një lajm aspak i mirë vjen për fansat e PSG-së.
Ylli i parisienëve Lionel Messi duke folur për mediet argjentinase, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Parisi.
Messi vitin e kaluar iu bashkua PSG-së, por në sezonin e tij të parë, ai nuk ka treguar më të mirën e tij.
34-vjeçari thotë se pas Kupës së Botës do t’i rimendoj shumë gjera.
Ylli argjentinas vitin e udhëhoqi Kombëtaren e tij drejt trofeut të parë të madh ndërkombëtar duke fituar titullin e Copa America.
“Pas turneut të Kupës së Botës, do t’i rimendoj shumë gjera”, ka thënë Messi.
Ai është i lidhur me rikthimin tek Barcelona, skuadër më të cilën fitojë gjithë trofetë e mundshëm në futbollin evropian.