Gundogan është optimist

Futboll

Gundogan është optimist

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:38
Gundogan është optimist

Ikai Gundogan është optimist për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit. Mesfushori i kombëtares gjermane tha se skuadra është gati për të nisur një cikël të ri në vitin e Botërorit.

 “Verën e kaluar, me nënshkrimin e Hansi Flikut, ne patëm mundësinë të merrnim ndoshta një shtysë të re, për të zbatuar një filozofi të re loje.

E kemi shfrytëzuar mirë kohën dhe jemi në një rrugë vërtet të mirë. Ka një dinamikë të mirë në seancat stërvitore, shumë intensitet.

Kemi shumë lojtarë të mëdhenj me shumë potencial, plus ata me përvojë. Kemi një përzierje mjaft të mirë, e cila duhet të kulmojë në Kupën e Botës në fund të vitit”, tha Gundogan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat