Kur kthehet Simon Kjaer? Redaksia e “MilanNews.it”, për të informuar tifozët kuqezinj mbi kushtet e ekspertit qendror danez, kontaktoi ekskluzivisht me agjentin e tij, Mikkel Beck.
Këto janë fjalët e tij: “Simon po rikuperohet shumë mirë. Ai po ndjek programin e rehabilitimit.
Mezi pret të kthehet për të luajtur me Milanin. Kontrata e tij? Zgjat edhe 2 sezone, duke filluar nga vera e ardhshme”.
Kanë kaluar katër muaj nga dëmtimi i gjurit të Simon. A ka tashmë një datë për t’u rikthyer në fushë?
Agjenti nuk flet dot me siguri për këtë, ndaj jep një përgjigje evazive: “Jo për momentin, do ta vendosë mjeku”.