Xherdan Shaqiri befason për shiritin e kapitenit: Nuk dua të kujtohem...

Futboll

Xherdan Shaqiri befason për shiritin e kapitenit: Nuk dua të kujtohem...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:15
Xherdan Shaqiri befason për shiritin e kapitenit: Nuk dua të kujtohem...

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është në formë më të mirë. 

Shaqiri është gati me Kombëtaren e Zvicrës që sot (18.30) të japin maksimumin në miqësore kundër Anglisë në stadiumin “Wembley”. 

“Jeta e tij e re në Amerikë me klubin e ri Chicago Fire FC duket se po e bën mirë”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”. 

"Unë jam gati të shfrytëzoj potencialin tim të plotë!", tha Shaqa.

Ai flet për ekipin amerikan: “Është e rëndësishme që kam kaq shumë minuta lojë në këmbët e mia. Ndihem shumë mirë, jam 100 për qind i shëndetshëm dhe në formë. Është një moment i mirë: Jam gati të arrij potencialin tim të plotë”.

Shaqa është në formë aq të mirë dhe nuk e ka problem që t'ia kthejë shiritin e kapitenit Granit Xhakës që po rikthehet pas një kohe.

“Kam bartur shiritin e kapitenit me krenari, ishte një ndjenjë e bukur. Por në fakt nuk ka rëndësi. Në fund, bëhet fjalë për ekipin. Unë jam shef edhe pa byzylyk”, tha Shaqiri.

Kjo do të jetë ndeshja e tij e 101 ndërkombëtare. Rekordi i Heinz Hermann është 118 ndeshje.

“A duhet të bëhem një lojtar kombëtar me rekord, kjo është mirë, sigurisht. Por në fund të karrierës sime nuk dua të kujtohem si rekordmen, por si një lojtar i veçantë që i ka dhuruar momente të veçanta kombëtares dhe Zvicrës”, tha Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat