Zhgënjen te Shqipëria U-21

Futboll

Zhgënjen te Shqipëria U-21

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:47
Zhgënjen te Shqipëria U-21

Mes lojtarëve të shumtë që Alban Bushi ka dërguar te Shqipëria e Rejës, gjithmonë ka qenë Ernest Muçi që trajneri italian nuk e ka prekur, duke i lënë një emër me peshë Shpresave.

I ardhur nga Legia e Varshavës dhe duke luajtur në Europa League, me gjithë eksperiencën e grumbulluar tanimë mbi shpatulla, Muçi duhej të bënte diferencën.

Më veçanërisht pasi lojtarë si Broja, Asllani e Kumbulla janë pjesë e Shqipërisë së parë. E për të mbuluar këtë hendek të madh, sulmuesi i kampionëve polak duhej të nxirrte shumë nga potenciali i tij. Megjithatë as në ndeshjen e humbur ndaj Çekisë U-21 nuk arriti të shënonte.

E vetmja ndeshje ku Muçi ka arritur të shënojë në këto 7 ndeshje të kualifikueseve të Europianit është përballja me Andorrën, ku gjeti dopietën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat