Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është duke kaluar nëpër një aventurë të mirë që prej largimit nga Barcelona te gjigandi francez Paris Saint-Germain.
Së fundmi, Messi me PSG-në u eliminuan nga Real Madridi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjë kjo që përhapi shumë spekulime mbi të ardhmen e yllit argjentinas.
Ndërkaq, tani këtyre spekulimeve iu është adresuar vetë Messi, i cili tregoi që pas Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vendos për të ardhmen e tij.
“Pas Kupës së Botës, duhet të mendoj përsëri për shumë gjëra”, tha Messi për të ardhmen e tij.
Lionel Messi ka qenë i qartë për të ardhmen e tij mes klubeve dhe kombëtares, duke konsideruar shumë faktorë të ndryshe, pasi që kontrata aktuale e tij me PSG përfundon në qershor të vitit 2023.
Që prej transferimit nga Barça te Paris Saint-Germain, Messi ka arritur të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat për gjigandin francez, duke regjistruar shtatë gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.