Të martën e 29 marsit, në orën 20.45, do të ndeshen në finalen e Play-Off-it, Portugalia - Maqedonia e Veriut, fituesi i kësaj sfide kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror të futbollit.
Është më se e qartë se të martën në mbrëmje stadiumi “Dragao” në Porto do të jetë i mbushur me shikues, do të ketë të paktën 50 mijë veta, nga të cilët pritet 2500 të jenë tifozët nga Maqedonia.
Kontingjentet e fundit të biletave janë shitur dje.
Në rrjetet sociale u shfaqën informacione se persona të caktuar i shesin biletat “në të zezë”.
Çmimi tani për tani është 200 euro.