Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin francez, PSG.
Francezi duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Camp Nou’.
Dembele, i cili tashmë ka rigjetur formën e tij më të mirë, verën që po vjen pritet t’i bashkohet PSG-së.
“AS” raporton se anësori është afër kalimit te klubi francez, madje, thuhet se ai tashmë mund të ketë nënshkruar një kontratë.
“Ousmane Dembele është rrugës për në Paris Saint-Germain”, shkruajnë mediet spanjolle.