Trajneri i Spanjës para ndeshjes me Shqipërinë: Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij

Futboll

Trajneri i Spanjës para ndeshjes me Shqipërinë: Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij

Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:41
Trajneri i Spanjës para ndeshjes me Shqipërinë: Stadium do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique foli në konferencë për shtyp para përballjes së sotme (19.45) që Furia e Kuqe ka ndaj Shqipërisë në RCDE Stadium.

“Mendoj se stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtu në Barcelona ka qenë për llogari të një finale olimpike dhe stadium ka qenë plot.

Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë.

Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar", tha Enrique.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat