Atletico Madrid e konsiderojnë transferimin e lojtarit të Interit, Lautaro Martinez.
Ekipi i Diego Simeone, janë të interesuar të transferojnë Lautaro Martinez te ‘Rojiblancos’ gjatë verës.
Argjentinasi nuk duket i kënaqur te Interi, pasi nuk është një startues i padiskutueshëm.
Ai ka kontratë me ‘Nerrazzurët’ deri në vitin 2026, por nëse vazhdon të mos ketë minuta, mund të mendojë largimin.
Atletico Madrid është skuadra që ka shfaqur interesim më të madh për sulmuesin.
Me Luis Suarez që i përfundon kontrata në qershor të këtij viti dhe ende nuk dihet për të ardhmen e tij, ‘Rojiblancos’ e shohin Martinez si një zëvendësues adekuat për uruguaianin.
Mbetet të shihet në fund të sezonit, se cili do të jetë sulmuesi i Atletico Madrid.