Ilkay Gundogan po luan sezonin e gjashtë me Manchester City. Mesfushori gjerman (54 ndeshje dhe 14 gola me Pancerat) ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon numëron 7 gola dhe 6 asiste në të gjithë kompeticionet.
31-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me “Cityzens”, ekip me të cilin ëndërron të fitojë Champions League. Në një prononcim për Kicker, Gundogan thekson se ndihet për mrekulli te kampionë në fuqi të Anglisë, teksa flet edhe rreth trajnerit Pep Guardiola.
“Nuk mund të ketë një skuadër më të mirë se Manchester City për mua. Ndonjëherë do të doja të dija se në çfarë pozicioni do të luaj, por gjithmonë përpiqem të përshtatem me kërkesat e Guardiolës.
Nuk refuzoj kurrë një rol të caktuar dhe gjithmonë përpiqem të jap maksimumin në çdo fushë të fushës. Tekniku ka ide të qarta dhe e di që mund të përmirësoj performancat e mia javë pas jave”, deklaroi mesfushori gjerman.