Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, po e përgatit skemën për ndeshjen me Portugalinë, në kuadër të finales së play-off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Ai sërish do të ketë në dispozicion Elif Elmas dhe Tihomir Kostadinov të cilët ishin standardë në skuadër gjatë kualifikimeve për Botërorin 2022.
E gjithë kjo sjell momente të reja rreth formacionit startues, në raport ndaj Portugalisë, dhe vetëm në mesfushë dhe sulm.
Si Elmas ashtu edhe Kostadinov pritet të jenë pjesë e Milevskit që nga minutën e parë, së bashku me Ademin, Bardhin, Çurlinovin dhe Trajkovskin.
Pritet që të mos ketë ndryshime në vijën e mbrojtjes, ku sërish përballë portierit Stole Dimitrievski do të jenë kapiteni Stefan Ristovski, Musliu, Velkovski dhe Alioski, shkruan media maqedone “Ekipa. mk”.
Ndeshja Portugali – Maqedoni e Veriut, luhet të martën (20.45) e 29 marsit.