Berlusconi, do të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare

Futboll

Berlusconi, do të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare

Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:46
Berlusconi, do të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi pritet të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare. Siç zbulohet nga Roberto Alesi, drejtor i të përjavshmes “Novella 2000” dhe drejtor editorial i “Visa”, partnerja e kavalierit italian, Marta Fashina, 32-vjeçe, thuhet se është shtatzënë.

“Sapo u festua dasma simbolike midis presidentit Silvio Berluskoni dhe të nderuarës Marta Fashina, disa thashetheme po qarkullojnë”, shkroi Alesi

Me tej Alesi shtoi tha se gruaja e Berluskonit mundet të pres një fëmijë, por që të njëjtën nuk e thotë për bashkëshortin e saj 86 vjeçar, ku sipas tij kjo mundet të jetë e pavërtetë.

“Marta mund të presë një fëmijë, sepse është vetëm 32 vjeçe, por sigurisht që 86-ta e Silvio më bën të mendoj se ky thashethem mund të jetë i pavërtetë.

Megjithatë, para së gjithash, ata janë shumë të dashuruar (dhe e di me siguri). Silvio, siç e quajnë fansat e tij, sigurisht që nuk është i mbaruar në këtë drejtim, por plot energji.

Nga ana tjetër, Çarli Çaplin pati fëmijë deri në një moshë shumë të vjetër, dhe e kam fjalën për 60 vite më parë”, shkruan Alessi. Në rast se konfirmohet ky lajm, për 86 vjeçarin do të vinte në jetë fëmija i gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat