Vashat e Kombëtares së Kosovës U-17, zhgënjyen me lojë e rezultat, duke pësuar humbje me rezultat 6:0 nga Austria U-17, në takimin kualifikues të Kampionatin Evropian U-17.
Gjithçka u qartësua në 45 minutat e parë, por edhe pjesa e dytë ishte kopje e të parës.
Madi (10', 24', 53'), Natter (31'), Spinn (47') e Aistleitner (51') shënuan për austriaket.
Futbollistja Eriola Delija u përjashtua nga loja në minutën e 41-të, duke komplikuar edhe më shumë punën e Dardaneve.
Kosova është në fund të renditjes pa pikë nga dy ndeshje apo me goldallim negativ 0:10.
Austria kryeson grupin 5 me 6 pikë sa ka edhe Gjermania, ndërsa Sllovenia ka 0 pikë.