Kombëtarja e Zvicrës U-17 ka shënuar fitore të thellë me rezultat 12:0 ndaj Kazakistanit U-17.
Vashat zvicerane treguan lojë shumë të mirë duke e deklasuar rivalen.
Monika Ibishaj u paraqit titullare duke u zëvendësuar nga Eriona Elezi në minutën e 67-të.
Ibishaj shënoi në minutën e 45-të.
Sipas faqes së UEFA-s, golat i realizuan Luyet 3', 5', 73', 81', Beney 11', 18', 39', 90'+2, Wandeler 30', Ibishaj 45' dhe Egli 60', 74'.
Pas xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-17, League B, Zvicra kryeson me 6 pikë në grupin 5, duke lënë pas Lituaninë 0 e Kazakistanin me 0 pikë.