Mesfushori italian braktis kombëtaren para duelit me Turqinë!
Mesfushori italian, Marko Verati, ishte njëri prej atyre që e përjetoi më keq humbjen që skuadra e tij pësoi përballë Maqedonisë së Veriut dhe kjo u duk dhe në intervistën e tij pas ndeshjes.
Duket se ai nuk ka ndërmend që të luaj kundër Turqisë në sfidën e ardhshme të Italisë dhe ka braktisur grumbullimin.
Verati ka zgjedhur të bashkohet me PSG-në dhe do të fillojë përgatitjet me skuadrën franceze për sfidat e ardhshme në kampionat.