Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra nuk ia del me Anglinë

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra nuk ia del me Anglinë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:06
Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra nuk ia del me Anglinë

(E plotësuar) - Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Zvicrës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, u paraqitën titullarë, ndërsa Andi Zeqiri nga minuta e 62-të për Zvicrën. 

Shaqiri asistoi në minutën e 22-të, ndërsa u zëvendësua (80’) dhjetë pa përfunduar ballafaqimi. 

Image

Në minutën e 22-të, Xherdan Shaqiri me stilin e tij, harkoi për mrekulli, ndërsa Breel Embolo shënon me kokë, 0:1 për Zvicrën.

Kur pritej se 45 minutat e parë do të përfundojnë me epërsi të zviceranëve, futbollisti Luke Shaw me dinakërinë e tij barazon rezultatin (1:1). 

Image

Anglia

Në minutën e 78-të, Harry Kane i pagabueshëm nga penalltia, ia siguron fitoren Anglisë.     

Zvicra me gjithë lojën e mirë, doli me rezultat negativ nga kjo sfidë. 

Zviceranët tani mendjen e ka të sfida me Kosovën e cila luhet me 29 mars (18.00). 

///////////////////////////////////////////////////////

76' Harry Kane shënon nga penalltia, Anglia - Zvicra 2:1.

71' ndeshje e luftuar.

65' Zvicra edhe më tej 1:1 me Anglinë.

Andi Zeqiri futet në lojë në minutën e 62-të.

Përfundon pjesa e parë, Anglia - Zvicra 1:1.

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutëne  45+1, Shaw shënon për Anglinë. 

Zvicra është në epërsi kundër Anglisë. 

Në minutën e 23-të, futbollisti Breel Embolo kaloi në epërsi zviceranët. 

Xherdan Shaqiri asiston për golin e epërsisë.

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqri paraqiten nga minuta në miqësoren që po zhvillohet në Wembley" të Londrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat