Me fillim nga ora 19:45 në stadiumin “RCDE” do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Në ndeshjen e fundit që e zhvilluan këto dy kombëtare, në muajin nëntor Spanja e mposhti me rezultat 1:0 Suedinë, ndërsa me rezultat të njëjtë 1:0 triumfoi edhe Shqipëria kundër Andorras.
Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Spanja ka regjistruar katër fitore dhe një humbje, në krahasim me Shqipërinë që ka tre fitore dhe dy humbje.
Në ndeshjen e sotme, portieri David De Gea nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Francës pasi që nuk është grumbulluar nga trajneri Luis Enrique, kurse te Shqipëria mungojnë Enea Mihaj për shkak të Covid-19, dhe mesfushori Nedim Bajrami për shkak të një lëndimi.
Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Spanja (4-3-3): Raya; Alonso, Pau Torres, Garcia, Carvajal; Gavi, Rodri, Pedri; Ferran Torres, Morata, Sarabia
Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj; Bare; Cikalleshi, Broja