Kombëtarja e Belgjikës ka barazuar në miqësore, me rezultat 2:2 ndaj Republikës së Irlandës.
Ndeshja u zhvillua në Dublin, ndërsa irlandezët u munduan maksimalisht dhe arritën të barazojnë rezultatin.
Për Belgjikën shënuan Batshuayi (12'), Vanaken (58') dhe për Irlandën Ogbene (35') e Browne (85’).
Futbollisti Adnan Januzaj u paraqit në 15 (75’) minuta për Belgjikën, duke treguar lojë të mirë.