Kombëtares së Gjermanisë i mjaftuan 45 minutat e parë për të fituar përballjen miqësore.
Gjermanë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Izraelit.
Gjithçka u vulosë në pjesën e parë me golat e futbollistëve Havertz (36') e Werner (45+1’).
Duhet theksuar se në minutën e 89-të, Thomas Muller dështon nga penalltia, duke lëshuar rastin për të thelluar fitoren.
Edhe Izraeli nuk shënon nga penalltia në minutën e 90+4, Cohen nuk u tregua i saktë.
Selektori gjerman, Hansi Flick, dhe ai i Izraelit, Gadi Brumer, panë formën e secilit lojtar në këtë miqësore luksi.