Holanda ka shënuar fitore me rezultat 4:2 kundër Danimarkës.
Në stadiumin "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam, u zhvillua një ndeshje e bukur, u shënuan 6 gola.
Holanda dhe Danimarka treguan lojë jashtëzakonisht të mirë, në një miqësore për t'u mbajtur mend.
Nga minuta e 46-të, u paraqit edhe futbollisti Christian Eriksen, duke treguar lojë të mirë e shënoi për Danimarkën.
Për 'Tulipanët' shënuan Bergwijn (16' e 71'), Ake (29'), Depay (38') dhe për danezët Vestergaard (20') e Eriksen (48').
Të dy ekipet dhanë maksimumin, duke treguar efikasitet të lartë.