Sipas Elseid Hysajt ekipi kombëtar duhet të bëjë më shumë kujdes në minutat e fundit që të mos e pësojë siç ndodhi në miqësoren e mbrëmjes së sotme ndaj Spanjës.
Sipas mbrojtësit duhet të vendosin eksperiencën në fushën e lojës, në mënyrë që të rregullojnë pjesën e gabimeve dhe minutave të fundit.
Teksa foli për emisionin “Kuqezi”, Hysaj shtoi edhe se paraqitja e tij dhe e të gjithë skuadrës ishte e mirë.
Humbja: Me të vërtetë është trishtim, e meritonim barazimin, por siç ndodh në futboll ka dhe raste të tilla, por është gjynah që në minuta të fundit ta pësojmë.
Pësimi në minutat e fundit: Duhet ta rregullojmë këtë punën e minutave të fundit, të vendosim eksperiencën dhe ta përmirësojmë, pasi një 1-1 do të ishte një rezultat historik në përballjen me Spanjën.
Të pëlqeu paraqitja jote sot? Paraqitja ime nuk ishte e keqe, të gjithë lojtarët kemi punuar dhe luftuar shumë sot.