Kombëtarja e Kosovës, do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara nisjes drejt Zvicrës.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, pas paraqitjes së shkëlqyer në miqësoren ndaj Burkina Faso.
‘Dardanët’ sot me fillim nga ora 10:00 do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Zvicrës.
Djelmoshat e kombëtares janë mjaft të motivuar, pas fitores së thellë 5:0 në miqësoren e së mërkurës.
Të hënën në mëngjes ekipi do të udhëtojnë drejt Zvicrës.
Kosova do të përballet me Zvicrën në Cyrih, më 29 mars me fillim nga ora 18:00.