Angli - Zvicër, notat për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën e Andi Zeqirin

Futboll

Angli - Zvicër, notat për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën e Andi Zeqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:09
Shaqiri në veprim

Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Zvicrës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Wembley” në Londër.

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u aktivizuan nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri nga minuta e 62-të për Zvicrën.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të. Shaqa asistoi në minutën e 22-të kur realizoi Embolo. 

Image

Xhaka në veprim

Mediumi prestigjioz zviceran vlerëson futbollistët: Shaqirin me notë 5, Xhakën e Zeqirin 4.

Image

Zeqiri me të bardha në veprim

Notat sipas “Blick”: Jonas Omlin 5, Silvan Widmer 4, Manuel Akanji 5, Fabian Frei 2, Ricardo Rodriguez 4, Remo Freuler 4, Granit Xhaka 4, Renato Steffen 3, Xherdan Shaqiri 5, Ruben Vargas 4, Breel Embolo 5, Kevin Mbabu 4, Steven Zuber 4, Djibril Sow 4, Andi Zeqiri 4.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat