Sulmuesi i Chelsea, Timo Werner, ka thënë se loja me kombëtaren i përshtatet më shumë. Werner nuk ka përmbushur pritshmërinë, që kur u transferua te Chelsea nga RB Leipzig në vitin 2020.
Sulmuesi gjerman, tha se ndjehet më rehat kur luan për kombëtaren sesa në ndeshjet me ‘Blutë e Londrës’.
“Ndoshta loja me kombëtaren më përshtatet më shumë”, ishin fjalët Werner, pas fitores 2:0 të Gjermanisë ndaj Izraelit.
Protagonistët e ndeshjes ndaj Izraelit ishin: Werner dhe Kai Havertz me nga një gol. Sipas tij, dallon stili i lojës te Chelsea dhe Gjermania.
“Më pëlqen shumë të luaj futboll, pavarësisht se ku luaj. Ka dallim në stilin e lojës mes futbollit te Chelsea dhe këtu”, vazhdoi ai.
Werner u cilësua si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, kur u transferua te Chelsea në verën e vitit 2020.
Në gjithsej 45 ndeshje gjatë gjithë sezonit të fundit me Leipzig, ai shënoi 34 gola.