Kosova mobilizohet ndaj Zvicrës

Futboll

Kosova mobilizohet ndaj Zvicrës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:39
Kosova mobilizohet ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në Prishtinë, para nisjes për në Zvicër.

Dardanët paraditen e sotme stërvitën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nesër në mëngjes do të udhëtojnë për në Zvicër.

Atmosfera brenda ekipit është e mirë, pas fitores bindëse ndaj Burkina Fasos të enjten me rezultat 5:0.

“Dardanët” do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit nesër në Zvicër.

Kosova të martën në Cyrih zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.

Kjo ndeshje do të jetë me e veçantë pasi për ekipin helvetik luajnë tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Granit Xhaka. Ky i fundit është edhe kapiten i Zvicrës.

Ndeshja me Zvicrën do të jetë test më i vështirë për trajnerin Alain Giresse, i cili e nisi mbarë aventurën te Kosova.

Këto ndeshje do t’u shërbejnë lojtarëve për përgatitje sa më të mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat