Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri ka zgjedhur formacionin më të mirë mes Barcelonës dhe Real Madridit.
19-vjeçari spanjoll ka zgjedhur 10 lojtarë nga legjendat e Barcelonës, kurse vetëm një nga Real Madridi.
Ai zgjodhi vetëm Ronaldon nga Real Madridi, kurse nga Barcelona bien në sy futbollistët si Messi, Ronaldinho, Xavi e Iniesta.
Formacioni i “El Clasicos” i zgjedhur nga Pedri:
Ter Stegen; Alves, Alba, Eric Garcia, Pique; Busquets, Xavi, Ronaldinho, Messi, Iniesta, Cristiano Ronaldo.