Futbollisti shqiptar, Liridon Krasniqi ka gjetur golin e parë me fanellën e Kombëtares së Malajzisë.
Pas gjashtë ndeshjeve, Krasniqi ka arritur të tund rrjetën në miqësoren e së shtunës ndaj Singaporit, ku Malajzia u mposht me rezultat 2-1, shkruan Insporti.
Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të për të barazuar shifrat, por në fund Malajzia e tij humbi.
Krasniqi u bë futbollisti i parë shqiptar që përfaqëson një kombëtare aziatike, pasi mori shtetësinë e Malajzisë dhe FIFA ia lejoi këtë gjë, pasi më parë kishte luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës.