Shqiptari me deklaratë befasuese për Ronaldon: Nuk duam t’ia prishim karrierën 

Futboll

Shqiptari me deklaratë befasuese për Ronaldon: Nuk duam t’ia prishim karrierën 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:45
Shqiptari me deklaratë befasuese për Ronaldon: Nuk duam t’ia prishim karrierën 

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, është ende në festë me Maqedonia e Veriut, të cilët me rezultat 1:0 eliminuan Italinë në Palermo. 

Fitorja kundër kampionit të Evropës, tani Alioskin me shokë e motivon edhe më shumë për ndeshjen finale të Play-off-it, kundër Portugalisë. 

Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror.

Ai për gazetën zvicerane “Blick”, ka bërë një koment interesant për ndeshjen me Portugalinë.

“Shikoni, Portugalia ka një Ronaldo në radhët e saj.

Ai ka dy dekada që luan dhe është në top formë, sigurisht që dëshiron të luajë në Katar.

Nuk duam t’ia prishim karrierën Ronaldos me një mungesë të mundshme në Kupën e Botës, por duam të shkojmë edhe ne në Botëror. Dëshirojmë ta realizojmë ëndrrën tonë”, tha ndër të tjera Alioski, transmeton media maqedone “Sportmedia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat