Ronaldo i lumtur për rikthimin e Pepes

Futboll

Ronaldo i lumtur për rikthimin e Pepes

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:59
Ronaldo i lumtur për rikthimin e Pepes

Cristiano Ronaldo është i emocionuar për rikthimin e mbrojtësit me përvojë, Pepe në skuadrën e Portugalisë pasi mungoi në fitoren 3-1 të së enjtes ndaj Turqisë për shkak të Covid-19.

“Mbreti është kthyer! Kujdes!” bërtiti Ronaldo duke buzëqeshur para seancës stërvitore të Portugalisë të dielën në mëngjes, ndërsa mbrojtësi 39-vjeçar doli nga dhoma e zhveshjes.

Ata qeshën dhe u përqafuan përpara se të fillonin ngrohjen krah për krah në seancën e parafundit stërvitore para play-offit kualifikues kundër Maqedonisë së Veriut të martën për një vend në Kupën e Botës të këtij viti.

Humori i Ronaldos pasqyroi ndjenjën në mesin e skuadrës ndërsa përgatiten të presin skuadrën që tronditi Italinë në gjysmëfinalen e tyre të play-off-it për të parandaluar një përplasje mes dy kampionëve të fundit evropianë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat