Kosova është vend i çudirave! Sot ngjau edhe një rast i paprecedent në futboll.
Skuadra lëshon fushën për shkak se ishin duke pësuar humbje me rezultat 10:0.
Këtë e konfirmon klubi futbollit Australia e Mitrovicës.
“E Pabesueshme! Skuadra e United Boys e lëshon fushën në minutën e 39-të pas shënimit të golit për 0:10 të KF Australia FC.
Është e dhimbshme që ngjarjet e tilla po ndodhin në futbollin e Kosovës, një skuadër e cila në sezonin vjeshtore nuk udhëtoi fare në Mitrovicë, e në këtë sezon në ndeshjen e javës së 13 - të ata e lëshojnë fushën dhe ndeshja ndërpritet në minutën e 39-të.
Ndeshje e luajtur vetëm 39 minuta - KF United Boys 0:10 KF Australia.
Golashënues: Florian Berisha 5, Bleon Tupella 2, Blerim Zeneli 2 dhe Besart Islami.
Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, shkruan në faqen e FC Australia.