Testi i radhës për Shqipërinë është kundër Gjeorgjisë në datën 29 mars, në orën 18:00. Shitja e biletave ka nisur që me hapjen e sportelit tek stadiumi “Selman Stermasi”, që ishte e vetmja pikë në Tiranë deri pak kohë më parë.
Por tani tifozët mund të marrin biletat dhe tek stadiumi “Air Albania”, pasi është bërë me dije në faqen e federatës në Instagram.
Çmimet e biletave shkojnë nga 500 lekë deri në 12000 lekë të reja.
Pritet që interesi të jetë i lartë për miqësoren e dytë të Shqipërisë.
Çmimet e biletave për miqësoren Shqipëri-Gjeorgji në “Air Albania” më 29 mars ora 18:00
Tribunat qendrore Ë103, Ë105: 12000 lekë
Tribunat qendrore Ë101, Ë102, Ë106, Ë107: 8000 lekë
Tribunat E101, E109: 1000 lekë
Tribunat E102, E103, E107, E108: 1500 lekë
Tribuna E104, E105, E106: 2000 lekë
Tribuna S101: 1000 lekë
Tribunat S102, S103, S104: 500 lekë
Tribunat N101, N102, N104, N105: 500 lekë
Tribuna N106: 1000 lekë.