Aurelien Tchouameni është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit dhe në merkaton e verës do të jetë një nga objektivat e klubeve më të mëdha europiane.
Mesfushori i Monaco, 22 vjeç, jepet si një objektiv i sigurt i Real Madrid-it, që dukej se ishin shumë afër mbylljes së operacionit duke djegur konkurrencën.
Megjithatë, menaxheri i lojtari ka dashur të saktësojë për Le Parisien se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Real Madrid, Monaco dhe lojtarit dhe se mesfushori është i përqendruar te klubi monegask për të fituar një vend në kombëtaren e Francës që do të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Në 42 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Monaco, Tchouameni ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, është 40 milionë euro.