Një ditë pas humbjes (2:1) në miqësore ndaj Anglisë, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Michel Aebischer, flet para sfidës me Kosovën.
“Në ndeshjen në shtëpi kundër Kosovës duam t'u ofrojmë diçka shikuesve që do ta mbushin stadiumin”, - premton 25-vjeçari, shkruan media zvicerane “SFR”..
Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet me 29 mars (18:00) në stadiumin Letzigrund.
Aebischer ka një mesazh për Dardanët!
"Ne duam t'i imponojmë lojën tonë kundërshtarit dhe natyrisht të fitojmë”, - tha futbollisti Aebischer.