Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kosovën.
Yakin theksoi se Graniti, Shaqiri dhe Zeqiri duhet t’i kontrollojnë emocionet e tyre, pasi siç dihet janë me prejardhje nga Kosova, shkruan Blick.
“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të nis ndeshjen, ata duhet t’i fshehin emocionet.
Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”, u shpreh Yakin.